21.8 C
Prizren
E martë, 9 Shtator, 2025

Dita e parë e masave të reja, flasin nga Policia tregojnë sa u zbatuan ato

Kanë filluar të zbatohen masat e reja për të luftuar përhapjen e coronavirusit në Kosovë.

Për këto masa ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia.

Sot, që nga mëngjesi qytetarëve u është lejuar të lëvizin jashtë shtëpive të tyre vetëm 90 minuta, kjo bëhet bazuar në numrin e parafundit të numrit personal, shkruan Front Online.

Në një përgjigje për “Front Online” nga Policia e Kosovës thuhet se gjatë 24 orëve të fundit ka evidentuar 33 raste ndaj 70 personave për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore.

“Në ato raste kur nuk respektohen vendimet dhe dispozitat e caktuara që kanë për interes shëndetin publik dhe parandalimin e përhapjes së virusit, Policia e Kosovës ndërmerr veprimet ndëshkuese, ku gjatë 24 orëve të fundit ka evidentuar 33 raste ndaj 70 personave për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, ndërsa në total, nga 31 mars e deri më sot, janë 464 raste ndaj 872 personave”, thuhet në përgjigjen e tyre .
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po vazhdon punën e saj me angazhimin e personelit policor me orare të zgjatura, me qellim të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore si dhe zbatimin e vendimeve të institucioneve të RKS-së.

“Duke filluar nga data 15.04.2020 në ora 06:00 e mëngjesit sipas vendimit të fundit kanë filluar masat e reja të kufizimit të daljeve të qytetarëve dhe lëvizjes së automjeteve në të gjitha komunat e RKS-së, ku Policia e Kosovës vazhdon të angazhohet me kapacitetet e saja për të menagjuar me situatën dhe rrethanat e krijuara, me qëllim të ruajtjes së rendit, sigurisë dhe shëndetit publik”.

Gjithashtu, në një përgjigje për “Front Online” nga Zyra për Informim, bënë të ditur se Policia e Kosovës të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme i ka ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve të tjera relevante.

“Urdhëri operativ i PK-së, ka për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve me institucionet qendrore dhe ato lokale që janë kompetente për luftimin, preventimin e rreziqeve nga virusi në fjalë, si dhe përballjen me situatat e këtij lloji, në drejtim të koordinimit dhe reagimit me kohë”./Front Online/

Më Shumë

Nis Hardh Fest – festa e vjeljes së rrushit në Rahovec

Për tri ditë me radhë, Rahoveci shndërrohet në kryeqytetin e verës dhe rrushit me edicionin e ri të Hardh Fest 2025. Ngjarje arti, aktivitete tradicionale...

Vjedhje në një xhami të Rahovecit, grabitet kasaforta me para

Një rast vjedhjeje ka ndodhur gjatë natës në një xhami, ku persona ende të panjohur kanë depërtuar me forcë në ambientet e brendshme dhe...

Lajmet e Fundit