Juventusi e ka të qartë të ardhmen e Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te Juventusi edhe për sezonin e ardhshëm pavarësisht zërave nga Spanja se ai mund të kthehet te Real Madridi gjatë verës.

Këtë e thotë gazetari i njohur italian Fabrizio Romano, që ka dhënë edhe detaje të rejaPaga e madhe prej 31 milionë euro në sezon, kishte bërë të shtohen raportimet për larimin e portugezit, duke sugjeruar se kjo pagë është shumë e rëndë për Zonjën e Vjetër duke marrë parasysh situatën ekonomike.

Mirëpo Bianconerët duket se nuk e kanë menduar asnjëherë largimin e portugezit edhe duke e marrë parasysh pagën e tij të jashtëzakonshme.Klubi nga Torino është i lumtur që ka në klub fituesin e pesëfishit të “Topit të Artë” dhe nuk ka asnjë dyshim që do ta mbajë edhe për sezonin e ardhshëm.

Real Madrid nuk ka bërë asnjë ofertë për sulmuesin portugez, por edhe në rast oferte Juventusi nuk do ta lironte.

Më Shumë

Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit...

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Lajmet e Fundit