0.8 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Regjioni i Prizrenit, 2 punëtorë shëndetësorë të prekur me koronavirus, 8 në vetizolim

Federata e Sindikatave të shëndetësisë së Kosovës ka bërë me dije se deri më tani janë të infektuar 17 punëtorë shëndetësorë kurse 121 prej tyre janë në izolim.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përgjatë aktivitetit të saj në këtë kohë të Pandemisë COVID-19 si dhe në sajë të informatava nga Liderët Sindikal në terren është njoftuar për së afërmi me gjendjen e punëtorëve shëndetësor të prekur nga COVID-19.

“Nga të dhënat tani më publike në Kosovë janë të prekur gjithsej 17 punëtorë shëndetësor me COVID-19 kurse në vet izolim janë 121, prej tyre në QKUK janë 6 të infektuar dhe 33 të vetizoluar , në Regjion të Gjakovës kemi 8 të infektuar dhe 7 në vet izolim, nga Regjioni i Ferizajt janë 12 në vet izolim ,Regjioni i Prizrenit ka 2 të infektuar dhe 8 në vet izolim, në Regjion të Pejës janë 7 në vetizolim, në Regjioni të Prishtinës janë 17 punëtorë shëndetësor në vet izolim,Regjioni i Gjilanit ka 1(një) të infektuar dhe 8 në vet izolim si dhe Regjioni i Mitrovicë numëron gjithsej 29 punëtorë shëndetësor në vet izolim”, njofton FSSHK.

“Andaj duke e parë numrin e punëtorëve shëndetësor të cilët janë prekur nga ky virus FSSHK kërkon nga institucionet shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës që të shtojnë kujdesin për masa personale mbrojtëse për punëtorët shëndetësor, meqë tani ka rrezik që të zgjerohet zinxhiri i infektimit nga ata që janë në fronti e parë tek të gjithë punëtorët e tjerë pa dallim”, thotë FSSHK.

FSSHK apelon për kujdes të shtuar dhe respektim të gjitha rekomandimeve dhe protokoleve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe institucioneve të tjera relevante, me qëllim të parandalimit të infektimit me virus tek popullata e gjerë e në veqanti tek punëtorët shëndetësor .

Më Shumë

Në Mamushë përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare

Në komunën e Mamushës është bërë përurimi i Qendrës së Re të Mjekësisë Familjare Në këtë përurim morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë,...

Rexhep Qosja: Rëndësia e Kongresit të Manastirit për kombin shqiptar

Mes datave 14 dhe 22 nëntor të vitit 1908 është mbajtur Kongresi i Manastirit që kulmoi me caktimin e alfabetit të Gjuhës shqipe më...

Lajmet e Fundit