Bayern gjobit yllin e skuadrës, arsyeja do ju lërë pa mend

Rregullat janë rregulla dhe gjermanët nuk falin.

Jerome Boateng u gjobit para disa kohësh për shkak se shkeli rregullat e izolimit dhe më pas edhe bëri aksident gjatë udhëtimit për të shkuar drejt të birit, që sipas gjermanit ishte i sëmurë.

Këtë herë e pëson Kinglsley Coman. Arsyeja mund t’ju duket qesharake, pasi francezi është gjobitur për shkak se ka shkuar në stërvitje me një McLaren. Cili është problemi këtu? Bavarezët e kanë detyrim të përdorin makinat AUDI, të dhuruara nga sponsori.

Coman nuk e ka zbatuar rregullin dhe më pas ka kërkuar falje. Për BILD ai është shprehur: “Do të doja t’i kërkoja falje klubit dhe AUDI-t që nuk shkova në stërvitje me makinën e kompanisë time. Arsyeja ishte sepse kisha të dëmtuar një pasqyrë në AUDI-n tim. Gjithsesi mbetet një gabim”.

Më Shumë

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Lajmet e Fundit