Nënkryetari i Malishevës: Rastet me Koronavirus në këtë komunë fillojnë që nga mosha 4 vjeç

Dokumentari Expose Prodhim i “Gazeta Blic” këtë javë ka trajtuar çështjen e Pandemisë dhe përballinmin e saj nga qytetarët e Kosovës.Me 13 Mars në vendin tonë u konfirmuan dy rastet e para me Koronavirus në Kosovë.Ekipi i Expose ka qëndruar në zonën më të prekur me Koronavirus, Malishevë ku qetësia ka pllakosur qytetin dhe dëgjohen vetëm sirenat e autombulancave.

Kjo zonë po përballet edhe me një problem tjetër siç janë ethet hemoragjike ku deri më tani janë konfirmuar 17 raste të piskimit nga rriqrat.

Nënkryetari i kësaj komune Hajdin Berisha tregon se janë duke bërë angazhim të dyfishtë për parandalimin e Koronavirusit dhe pickimit të rriqrave.

” Nuk kemi raste të infeksionit, kemi raste të pickimit që është normale në periudhën që po kalojmë. Në këtë fazë shkojmë me evidentimin e personave, janë 17 raste me pickim të rriqrave dhe kjo ka nodhur për një periudhë 1 mujore. Secili pacient që e vëren se është picku shkon në Qendrën E Mjeksisë Familjare e heq rriqnën i bahet analiza dhe varësisht prej gjendjen i jepen udhëzimet konkrete. Me përcjell gjendjen. Jemi përgatit që në pak kohë me fillu edhe dizenfektimin pas për 6 vite e fitu betejën me ethet hemoragjike . Arsyeja se pse Malisheva ka një numër të madh te infektuarve me Covid 19 është arsyeja se pse në Malishevë janë marrë shumë mostra. Ka prej moshave prej 4 vjeç. 6 vjeç por edhe në moshën më të shtyrë por gjendja e tyre është stabile» tha Berisha për Expose raporton Gazeta Blic.

Më Shumë

Kanoset me thikë polici në Suharekë, arrestohet një person

Derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, një polic është kanosur me thikë të dielën pasdite në Suharekë. Rasti ka ndodhur më 24.05.2026, rreth orës...

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit