Ministria e Arsimit ka një njoftim për nxënësit dhe mësimdhënësit

Ministria e Arsimit, përmes një njoftimi ka lajmëruar prindërit dhe nxënësit se për shkak të festës së Pashkëve Ortodokse, dhe për faktin që nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjërata gjatë festave zyrtare, ligjëratat e së hënës (20 prill) mund t’i ndjekin edhe të shtunën (25 prill) sipas orarit të njëjtë.

“Meqë se dita e hënë (20 prill 2020) është ditë pushimi për shkak të festës së Pashkëve Ortodokse, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditët e festave zyrtare, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit  njofton nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së hënë (20 prill 2020), do të ri-transmetohen edhe ditën e shtunë (më 25 prill 2020) sipas orarit të njëjtë”m thuhet në njoftimin e MASHTI.

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit