6.4 C
Prizren
E martë, 3 Dhjetor, 2024

Italianët e nisën “Prishtina Jazz Festival”

Prishtina Jazz FestivalMe moton “Së bashku është më e mirë!”, ka nisur mbrëmë edicioni i nëntë i Prishtina Jazz Festival”. Ilir Bajri, drejtor i këtij festivali për “KultPlus”, ka thënë se është një kombinim i muzicientëve, ku njëkohësisht është edhe një tentim i yni i vjetër për të provuar që t’i stimulojmë muzicientët tanë vendor me ata ndërkombëtarDy artistët italianë Roberto Cherillo dhe Kekko Fornarelli, kanë performuar të hënën në mbrëmje para publikut të shumtë në natën e hapjes së edicionit të nëntë të Prishtina Jazz Festival, që mbahet nga sonte deri më 9 nëntor të këtij muaji në Teatrin “Oda”.

Për gjashtë net me radhë ky edicion i “Prishtina Jazz Festival” do të sjellë për publikun në kryeqytet emra të njohur të muzikës jazz. Me moton “Së bashku është më e mirë!” i tërë koncepti i edicionit të sivjetshëm në këtë festival është lidhja dhe tejkalimi i pengesave për të komunikuar dhe bashkëpunuar artistët dhe muzikantët e rajonit. Kështu ata i hapin rrugë njëri-tjetrit për të eksploruar në krijimtarinë muzikore dhe idetë e tyre i shfaqin në një kuptim më të gjerë.

Ilir Bajri, drejtori i këtij festivali, ka deklaruar për “KultPlus”-in se për arsye të zgjedhjeve lokale në vend, festivali kushtuar muzikës jazz “Prishtina Jazz Festival” nuk ka filluar në datën e saj tradicionale.

“Zakonisht edicionet e këtij festivali i fillojmë më 1 dhe 2 nëntor, por këtë vit kemi nisur me katër nëntor për shkak të zgjedhjeve lokale, të cilat u mbajtën të dielën. Festivalin e hapëm me performancën e duos italiane, kurse sonte do ta prezantojmë projektin e mikut tonë të festivalit, kompozitorit slloven Robert Jukiç, ku do të jetë i ndihmuar së bashku nga tre artistë të tjerë si: Greg Tardy, Femi Temoëo dhe Ernesto Simpson”, ka thënë Bajri, duke premtuar se edicioni i dhjetë që do të mbahet vitin e ardhshëm do t’i ketë dhjetë net me performanca të ndryshme nga artistë që i takojnë muzikës jazz.

Ai gjatë hapjes së festivalit ka bërë thirrje para të pranishmëve që të ndihmohet me të holla tarabukxhiu “i njohur” në Prishtinë Dino, për ta blerë një tarabuk të ri. Vetë Dino ishte edhe mysafir në hapjen e këtij festivali.

Në natën e tretë të “Prishtina Jazz Festival”, që mbahet të mërkurën, më gjashtë nëntor, pianisti i njohur belg Ivan Paduart, shfaq projektin e tij artistik të titulluar “Ibiza”, së bashku me Philippe Aerts dhe Jan de Haas.

Kurse të enjten, më shtatë nëntor, shfaqet projekti i disa muzicientëve shqiptaro-turk “Pristanbul”, ku organizatori i këtij festivali, Ilir Bajri për këtë bashkëpunim është shprehur se ka qenë një ide e kamotshme e tyre.

“Është një kombinim i muzicientëve, ku njëkohësisht është edhe një tentim i yni i vjetër për të provuar që t’i stimulojmë muzicientët tanë vendor me ata ndërkombëtar. Në bashkëpunim me katër muzicientë që vinë nga Stambolli, kemi bashkëdyzuar emrat e qytetit të Prishtinës me atë të Stambollit duke i quajtur Pristanbul” tha Bajri.

Ndërkohë, në mbrëmjen e datës tetë nëntor, vjen nga Bostoni për të performuar bassisti i njohur shqiptar me trion e tij, Ervin Dhimo.

“Prishtina Jazz Festival” përfundon të shtunën mbrëma, më nëntë nëntor me performancën e violinistit Visar Kuçi së bashku me trion e tij.

Më Shumë

AAK-ja zyrtarizon të martën kandidatët për deputetë në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), do të zyrtarizojë të martën  kandidatët e Prizrenit për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit. "Në këtë ngjarje të...

Arrestohet një person në Prizren, kanosi e ofendoi një polic

Në raportin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte...

Shi e borë sot

Lajmet e Fundit