-0.3 C
Prizren
E shtunë, 18 Janar, 2025

Policia kap 30 persona, 19 në Prizren, nuk përfillën vendimet për pandeminë

Policia ka kapur 30 persona në gjithë territorin e Kosovës të cilët nuk kanë vepruar sipas dispozitave shëndetësore lidhur me pandeminë.

Tre persona në tri raste të ndara në Prishtinë janë shoqëruar në Polici, pasi nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Të tri rastet kanë shkuar në procedurë të rregullt.

Për arsye të njëjtë – mosrespektim i vendimit të Qeverisë – katër persona, në dy raste të ndara, janë shoqëruar në Polici në Han të Elezit.

Në ndërkohë, edhe në Ferizaj janë shoqëruar tre persona në Polici. Të trija rastet kanë shkuar po ashtu në procedurë të rregullt.

Ndërsa, Prizreni prin me numrin e personave që nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

19 persona në nëntë raste të ndara janë shoqëruar në Polici. Të gjitha rastet, sipas vendimit të prokurorit përkatës, kanë shkuar në procedurë të rregullt.

Në fshatin Skoqne të Vushtrrisë është ndaluar i dyshuari duke transportuar dru pa dokumente përkatëse. Masa drunore është konfiskuar, derisa me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

 

Më Shumë

Qeveria komunale e Prizrenit vlerëson sukseset e vitit 2024 dhe synon arritje të reja në këtë vit

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kryetari Shaqir Totaj ka zhvilluar takimin e parë për këtë vit me drejtorët e Ekzekutivit lokal, duke reflektuar...

43 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

Sot shënohet 43-vjetori i vrasjes së veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. 17 janari i vitit 1982 është...

Lajmet e Fundit