18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

ATK tregon se si të aplikojnë për pagesë shtesë nga Pakoja Emergjente punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe barnatorëve

Administra Tatimore e Kosovës njofton se ka zhvilluar në sistemin elektronik EDI mundësinë për parashtrim të kërkesave për të përfituar nga Pakoja Emergjente Fiskale për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave të bukës dhe barnatorëve, të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me konsumatorin gjatë punës së bërë.

Sipas Planit Operacional të Pakos Emergjente Fiskale, personat të cilët do të përfitojnë sipas masës 7, kërkesat e tyre do t’i dërgojnë përmes EDI, më së largu deri më 15 maj 2020, përcjell Telegrafi.

Për përfituesit nga kjo masë, punëdhënësit, përmes EDI duhet të plotësojnë formularin “Kërkesë për shtesë të punëtorëve të ekspozuar ndaj rrezikut” dhe të bashkëngjisin listën e të punësuarve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK. Formulari gjendet në EDI, në menynë Shërbimet – Kërkesë për punëtorët e rrezikuar, ndërsa lista e cila duhet të plotësohet me të dhënat e të punësuarve, mund të shkarkohet në të njëjtin link, përmes butonit “Shkarko mostrën”.

Sipas masës 7, pika 2.1, jo të gjithë punëtorët e dyqaneve, furrave dhe barnatorëve do të përfitojnë nga kjo shtesë, meqë ajo është e kufizuar në kushtin që punëtori të ketë kontakt të drejtpërdrejt me konsumatorin gjatë punës së bërë.

Andaj, për të përfituar nga kjo masë, punëdhënësi duhet të deklaroj se biznesi është aktiv gjatë muajve mars-prill dhe ushtron veprimtari afariste, si dyqan ushqimor dhe/ose furrë buke dhe/ose barnatore. Po ashtu, duhet të deklaroj se punëtorët në listën e deklaruar janë në kontakt të drejtpërdrejt me konsumatorin gjatë ushtrimit të aktivitetit në vendin e tyre të punës.

Udhëzuesin për kompensim të shtesave të punëtorëve të ekspozuar ndaj rrezikut, e gjeni në ueb-faqe të ATK-së në mënynë Multimedia – Manuale & Prezantime. /Telegrafi/

Më Shumë

Lumbardhi dhe Kaderi shkojnë ta shohin Vedat Muriqin në stërvitje të Mallorcas

Çifti Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj prej disa ditësh ndodhen në Spanjë. Përveç kohës së mirë që po kalojnë së bashku, ata janë përfshirë edhe...

Vetëvendosje në Prizren uron besimtarët myslimanë: Me fat Fitër Bajramin!

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë : "Me fat Fitër Bajramin!". "Në këtë ditë feste e gëzimi, le të mbretërojë...

Lajmet e Fundit