Smajl Latifi thotë se fermerët nuk i kanë marrë subvencionet për vitin 2019

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka thënë se shqetësim serioz i fermerëve mbetet fakti se ende nuk janë bërë të gjitha pagesat direkte për vitin 2019.

Në emisionin Ora Shtatë në Klan Kosova, ai ka thënë se problemi tjetër është se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ende nuk e ka lëshuar thirrjen për subvencione dhe grante për vitin 2020.

“Ata [fermerët] mund të shkojnë në tokat e tyre dhe t’i realizojnë detyrat, por shqetësimet serioze janë se ende nuk janë bërë të gjitha pagesat direkte për vitin 2019. Pra jo të gjithë fermerët i kanë marrë subvencionet”.

“Po ashtu Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nuk e ka lëshuar thirrjen për subvencione dhe grante për vitin 2020”.

Më Shumë

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Malishevë 20.05.2026, NN....

VV në Prizren viziton ShB “Sharri” në 75-vjetorin e themelimit

Kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Nora Arapi Krasniqi dhe Mytaher Haskuka, së bashku me ministren në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Lajmet e Fundit