Mërgimtari nga Pirana e Prizrenit, vdes nga koronavirusi në SHBA

Një kosovar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vdekur pasi ishte infektuar me virusin COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur familjari i tij, Haki Latifi përmes një njoftimi në Facebook.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë dhe dashamirët se pasi humbi betejën me COVID-19 në New Jersey të ShBA-së, ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare SALAJDIN (XHEVAT) LATIFI – DALIPI (30.10.1959 – 19.04.2020) nga Pirana e Prizrenit”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Sipas statistikave të fundit, numri i viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 39 mijë e 115,  ndërsa shifra e përgjithshme e të prekurve ka arritur në 741 mijë e 866 raste.

Në anën tjetër, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 51 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Numri total i rasteve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 561, me 102 të shëruar e 12 të vdekur.

Më Shumë

Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë. Sipas raportit policor, një person dyshohet...

Bashkimi dhe Trepça sonte në Prizren, vazhdon beteja për titullin kampion

Seria finale e “Play-off”-it në ProCredit Superligë vazhdon sonte në Prizren, ku Bashkimi pret Trepçën në ndeshjen e tretë të finales. Takimi zhvillohet në palestrën...

Lajmet e Fundit