La Liga ia lejon Real Madridit zhvillimin e ndeshjeve në “Di Stefano”

La Liga është e gatshme ta lejojë Real Madridin t’i luajë ndeshjet e mbetura të sezonit 2019/20 në stadiumin Alfredo Di Stefano, stadiumin më të madh në kampin stërvitor të kubit, Valdebebas.

Nëse dhe kur të vendoset për rinisjen e kampionatit, ndeshjet prite të zhvillohen pa tifozë dhe gjatë muajve të verës, kur Real Madridi kishte planifikuar të punojë në rinovimin e Santiago Bernabeut, transmeton Express.

Për shkak se ndeshjet me siguri do të duhet të zhvillohen pa tifozë të pranishëm, kapaciteti i ulëseve në stadium nuk ka rëndësi dhe për këtë arsye La Liga është e gatshme ta pranojë kërkesën e klubit madrilen të luajë në stadiumin që zakonisht përdoret për ndeshjet e ekipit B.

Ky lajm i ka gëzuar drejtuesit e Real Madridit, pasi që ata tani do të kenë mundësi të vazhdojnë me planin fillestar për rinovimin e Santiago Bernabeut.

Për këtë kërkesë të Real Madridit fillimisht u raportua të hënën, kur thuhej se drejtuesit e klubit kontaktuan me drejtuesit e Federatës spanjolle, të cilat tashmë u kanë kthyer përgjigje pozitive.

Megjithatë, ende mbetet të shihet nëse edhe UEFA do ta lejonte Real Madridin të luajë në këtë stadium më të vogël për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Më Shumë

RrOK kritikon Komunën e Prizrenit për subvencionet kulturore për vitin 2026

Rrjeti i Organizatave të Kulturës (RrOK) ka reaguar në Facebook, duke shprehur shqetësim të thellë ndaj Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Aktakuzë ndaj dy personave për kultivim të kanabisit në Prizren, njëri akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet F.G. dhe N.G., nën dyshimin se kanë kultivuar bimë të kanabisit, ndërsa...

Lajmet e Fundit