1.9 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

Haxhi Avdyli kritikon AAK-në

Akoma pa u konkretizuar një koalicion bashkëqeverisës mes LDK-së e AAK-së, deputeti i kësaj të parës, Haxhi Avdyli ka kritikuar partnerin e mundshëm të partisë së tij.

Në një postim në Facebook, Avdyli ka publikuar prioritetet me të cilat AAK-ja ka thënë se dëshiron të qeverisë me LDK-në.

“Prioritetet e AAK-se për qeverisjen me LDK-në: Asnjë fjalë për taksën 100%, 3 autostrada, mundësisht kah livadhet e veta, Riperseritja e premtimit per korrigjim te demarkacionit qe e votuan vetë, Sllogane bajate”, ka shkruar ai si përshkrim të kërkesave që ka pasur AAK-ja për programin e përbashkët. “Asnjë fjalë për programin e përbashkët qeveritar e cila si duket sështë diskutuar fare. Asnjë fjalë per luftimin e pandemisë. Asnjë fjalë per krizën ekonomike ,as për punesim, e zhvillim ekonomik”.

Avdyli ishte një nga tre deputetët e LDK-së që votuan kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Sot në një takim të presidentit Hashim Thaçi me krerët e partive politike, i pari i vendit deklaroi se do “t’ia japë mandatin cilësdo parti apo koalicion që dëshmon se e ka shumicën në Kuvend për të formuar qeverinë e re”, pa shkuar në zgjedhje.

Pas takimit, kreu i LDK-së, Isa Mustafa deklaroi se janë të bindur që kanë shumicën e votave në Kuvend për të qeverisur me vendin.

Image

Më Shumë

93-vjetori i vdekjes së mësuesit të parë shqiptar nga Prizreni të dokumentuar në Kosovë, Dom Mikel Tarabulluzi

Në 93-vjetorin e kalimit në amshim, përkujtojmë Dom Mikel Tarabulluzin, meshtarin, mësuesin dhe atdhetarin që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e arsimit dhe...

Mori 14 mijë € kamatë, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për fajde në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka  njoftuar se ndaj të pandehurit me inicialet M.I., ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve si...

Lajmet e Fundit