Bashkëpunimi politik përtej kufijve mbron burimet ujore në pellgun e Drinit

Pëfaqësues të nivelit të lartë nga pesë vendet Ripariane nënshkruan sot në mënyrë virtuale një deklarate të përbashkët me të cilën miratojnë Programin Strategjik të Veprimit (SAP) për Pellgun e Drinit nga i cili do të përfitojnë drejtpërdrejt 1.6 milionë banorë.

Pellgu i Lumit Drin përshkon përmes Kosovës, Shqipërisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut (pesë vendeve Ripariane) dhe është burim i ujit të pijshëm, peshkimit, bujqësisë, biodiversitetit, turizmit, energjisë dhe industrisë.

Ky miratim konfirmon vullnetin politik mes pesë Riparianëve për të punuar përtej kufijve dhe dërgon një mesazh të fortë që përmirësimi në menaxhimin e burimeve ujore, që sjell përmirësim edhe në shëndetin publik dhe jetën e njerëzve, mbetet një përparësi dhe do të vazhdojë të ushtrohet në nivel ndërkufitar pavarësisht vështirësive aktuale të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Kriza e tanishme vë në pah edhe më shumë rëndësinë jetike të ujit për higjienë në rajon dhe globalisht.

Më Shumë

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

Një vajzë e mitur nga Prizreni është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur...

Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Malishevë ka marrë përkrahje për subjektin që...

Lajmet e Fundit