6 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Ideja e çmendur për Coutinho kushton, Barcelona në dilemë

Philippe Coutinho mund të qëndrojë te Barcelona, gjithmonë nëse pyetet trajneri Quique Setien. Ky i fundit ka vlerësuar brazilianin dhe ka një plan për të. “Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe me të vërtetë më pëlqen”, ka deklaruar tekniku për RAC1.

“Marca” ndërkohë raporton se Setien po mendon ta përdorë në mesfushë Coutinho, për shkak të cilësive të tij organizuese. Ai mund të luajë si qendër e djathtë, ose e majtë, në treshen e mesfushës, së bashku me De Jong dhe Arthur Melo. Kjo nga ana tjetër do u kushtonte katalanasve.

Në marrëveshjen e bërë me Liverpool, në momentin që Coutinho arrin shifrën e 100 ndeshjeve me Barcelonën, atëherë “The Reds” përfitojnë edhe 20 milion euro të tjera. Drejtuesit e klubit spanjoll duhet të mendohen mirë se çfarë do të bëjnë me Coutinho, të cilin e duan në Premier League dhe Chelsea është klubi më i lakuar.

Më Shumë

E dhimbshme: Vajza 8-vjeçare dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Suharekës

Një vajzë 8-vjeçare është dërguar pa shenja jete mbrëmë nga Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharkën në repartin e Emergjencës në Suharekë. Këtë e...

Po restaurohet Kulla e Pjetër Prenkpalajt në Zym të Hasit

Kanë nisur dhe po vijojnë punimet restauruese në Kullën e Pjetër Prenkpalajt, një nga asetet e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje, e cila ndodhet në...

Lajmet e Fundit