5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Banorët e fshatrave të Rahovecit fillojnë të mbjellin tokën, shpresojnë të kenë fitim sivjet

Rahoveci njihet për kultivimin e rrushit. Këto vreshta pritet të vjelën në muajin gusht.

E me këtë rast siç e do rendi rahovecian do organizohet edhe festa e rrushit.

Por kjo komunë nuk e kultivon vetëm rrushin.

Pranvera i nxjerr në ara pothuajse të gjithë banorët e fshatrave.

Njëri ndër ta është edhe Vesir Ukaj nga Malësia e Vogël e Rahovecit.

Ne 50 hektarët e tij këtu ai mbjell misër. Për T7 tregon që ka shfrytëzuar këto ditë me diell të dal pas një kohe të gjatë brenda shtëpisë.

Por Ukaj thotë që të korrat e vitit të kaluar nuk i kanë sjellur shumë fitim atij.

Edhe Naim Haliti nga Krusha e Madhe e Rahovecit e punon tokën për të nxjerrë jetesën.

Haliti tregon që bashkë me familjarët e tij mbjellin perime që t’i shesin pastaj në muajt e verës në Prishtinë.

Haliti tutje thotë që nuk e di se si do të shkojë shitja këtë verë për shkak të covid-19.

Infeksioni covid nuk ka lënë pa prekur edhe bujqësinë, por kjo duket që nuk po i pengon fermërët të mbjellin tokat e tyre.

Më Shumë

Dy budallaki dhe një djallëzi

Shkruan Ag Apolloni Para pak ditësh ndodhi një budallaki me një ekspozitë që provokoi protesta. Ishte ekspozitë e bazuar në një monografi për masakrat në...

A do t’ia prishë Rahoveci ecurinë Trepçës këtë fundjavë?

Kampioni në fuqi dhe lideri Trepça këtë fundjavë i shkon Rahovecit në kërkim të fitores së 19-të me radhë. Rahovecasit mund të hyjnë të frymëzuar...

Lajmet e Fundit