Dhurata e Mirës

Mira doli nga shkolla dhe shpejtoi hapat në rrugë. Ecte dhe mendonte. Ishte 8 Marsi, festa e nënës. E ajo dëshironte një dhuratë të bukur për mamin e saj të dashur.

Rrugët gumëzhinin nga lëvizjet e njerëzve.Vitrinat e dyqaneve shkëlqenin nga dritat shumëngjyrëshe. Papritur diçka e tërhoqi pranë një vitrine.U afrua dhe mbështeti kokën te xhami. Pasi u mendua pak, tha me vete:

“A do ta pëlqejë mami këtë dhuratë?”- dhe sytë i shkuan te një shall i varur me lule të bukura sikur të kishte ardhur vetë pranvera në të.Vajza buzëqeshi pastaj mendja i shkoi te dyqani i luleve.Vrapoi drejt tij dhe menjëherë u gjend përpara shitëses së luleve.
-Të lutem teta, desha një tufë me lule.
-Si i do lulet? – e pyeti ajo.

-Lulet më të bukura që ke, sepse i dua për mamin e cila është më e bukura në botë. Shitësja qeshi nga fjalët e vogëlushes dhe vërtet i përgatiti një tufë me lule të bukura. E kënaqur nga dhurata, vajza u nis për në shtëpi. Mbi tavolinë kishte edhe dhurata të tjera për mamin e saj, por ajo e Mirës dallonte.Tufës me lule ajo i vendosi pranë edhe një kartolinë ku shkruhej:

Mami! Gëzuar festën e 8 Marsit!

Rinesa Brahaj kl.VII/2, në shkollën “Zenun Çoçaj” në Gjonaj

Më Shumë

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

“Një emër që s’shuhet kurrë” – Arpagjik’t përkulen para Përparim Thaçit

Grupi i tifozëve të Lirisë, “Arpagjik’t”, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike. Në...

Lajmet e Fundit