2.5 C
Prizren
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Në pritje se si do të veprohet me masat e izolimit pas 4 majit

Autoritetet në Kosovë ende nuk kanë ndonjë datë se kur mund të fillohet me lehtësimin e masave të izolimit kundër COVID-19.

Qeveria e Kosovës më 13 mars, me konfirmimin e rasteve të para me koronavirus të ri, filloi të merrte masa për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Masat për frenimin e virusit kanë përfshirë edhe mbylljen e shkollave e deri te ndërprerja e punës në shumë aktivitete ekonomike si dhe kufizimin e lëvizjes që qytetarëve në 90 minuta në ditë.

Drejtori i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se janë duke shikuar se si do të veprohet pas datës 4 maj.

Data 4 maj është data deri kur, sipas një vendimi të Qeverisë në detyrë të Kosovës, vlejnë masat të cilat kanë hyrë të fuqi më 15 prill.

“Masat aktuale janë në fuqi deri më 4 maj. Ministria e Shëndetësisë me ministritë dhe agjensionet e tjera në nivele ekspertësh, po punojnë për secilin variant që do të zbatohet pas kësaj date, varësisht prej situatës epidemiologjike me COVID-19 dhe rekomandimeve që do të dalin nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës (ISHPK)”, thotë Hoti.

Disa vende në botë të prekura nga koronavirusi kanë njoftuar tanimë për lehtësime të kufizimeve, të vendosura për shkak të pandemisë.

Italia ka njoftuar se do të lehtësojë masat e izolimit. Ky vend do të rihapë disa biznese të vogla dhe ato prodhuese gjatë kësaj jave.

Por, autoritetet paralajmëruan se distancimi fizik dhe mbajtja e maskave të fytyrës do të mbesin në fuqi.

Mikrobiologu nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Lul Raka, thotë për Radion Evropa e Lirë se lehtësimi i masave është i domosdoshëm.

“As Kosova e asnjë shtet në botë nuk mund t’i përballojë këtyre masave deri në zbulimin e vaksinës, atëherë kur do të fitonim përfundimisht luftën kundër koronavirusit. Prandaj, është i domosdoshëm lirimi gradual i masave restriktive”, thotë Raka.

Për të ndodhur lehtësimi i masave, Raka thotë se janë disa kritere përcaktuese si kriteret epidemiologjike, që tregojnë se përhapja e sëmundjes është zvogëluar dhe stabilizuar në mënyrë të konsiderueshme për një periudhë të qëndrueshme kohore si dhe kritere tjera.

Më Shumë

Narkotikë të fshehur në rroba, parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar kontrabandën me substanca të dyshuara narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Sipas njoftimit thuhet se gjatë një vizite...

Në Prizren u përurua videoklipi `Romani Sofra-Sofra Rome`, projekt i gazetarit Galushi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), njofton se në Doku Kino në Prizren, u promovua videoklipi "Romani Sofra - Sofra Rome", projekt i...

Lajmet e Fundit