Limaj ka nënshkruar me Mustafën, merr postin e zv.kryeministrit dhe dy ministri

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike, raporton Gazeta Express

“Ne sot së bashku me kryetarin e LDK’së dhe kandidatin për kryeministër kemi arritur marrëveshje koalicioni. Pas zhvillimeve të kohëve të fundit, të gjithë jemi dëshmitarë të asaj që ka ndodhë. Kosova ka nevojë për një qeveri që e mbikqyrë parlamentit, i përgjigjet dhe një qeveri që mund të funksionojë sipas ligjeve”, ka thënë ai, derisa ka treguar edhe për ministritë që do të marrin.

“Tash do të del marrëveshja. Nisma ma e interesume ka qenë si me ardh një mundësi me kalu krizën, ne do të kemi dy ministri dhe zëvendëskryeministrin”, tha ai.

Limaj megjithatë nuk i ka bërë publik emrat e ministrave të partisë së tij./GazetaExpress/

 

Më Shumë

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Lajmet e Fundit