23.2 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Suedia hap restorant… për vetëm 1 person!

Suedia ishte një nga vendet e para, që i tha “jo” izolimit të plotë të vendit. Prej kohësh, aty praktikohet distancimi social, por njerëzit mund të lëvizin lirisht. Pavarësisht se baret, restorantet dhe bizneset janë të hapura, pronarët kanë nisur të praktikojnë mënyrat e mundshme për të qenë gati për normalitetin e ri.

Një restorant, për shembull, e ka çuar konceptin e distancimit social, në një tjetër nivel…

Pronari ka vendosur që restoranti i tij, t’i shërbejë vetëm një klienti në ditë dhe ky i fundit, do të jetë i ulur në mes të një fushe, ndërkohë që ushqimi trasportohet nëpërmjet një shporte, raporton Business Insider.

Duket çmenduri, por ja që ndodh! Ky restorant, pritet të hapet më 10 maj dhe do të qëndrojë i hapur, deri më 1 gusht.

Koncepti i pronarëve, ishte i thjeshtë. Një tavolinë e vetme, një karrige në mes të asgjësë dhe në vend të kamerierit, një shportë që lidhej me kuzhinën dhe tavolinën, me një litar.

“Duam të përqëndrohemi vetëm tek një klient në ditë. Do t’i përkushtohemi vetëm atij dhe duam që eksperienca e tyre në restorantin tonë, të mos ketë asnjë grimcë frike prej Covid-19.”- u shprehën ata duke shtuar se tavolinat dezinfektohen çdo ditë dhe enët do të lahen nga dy herë.

Sipas tyre, kjo do të jetë një arratisje e mirë për njerëzit, të cilët, do të fokusohen vetëm në tryezën e tyre, ushqimin dhe natyrën, larg televizorit, telefonit apo lajmeve të mërzitshme.

Më Shumë

Përfundon takimi i liderëve – Abdixhiku: Një farsë publike, Kurti me qëndrime të pandryshuara

Ka përfunduar takimi i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me liderët e partive parlamentare, me synimin për të zhbllokuar situatën politike...

Kryeprokurori i Prizrenit dhe monitoruesi i EULEX-it diskutojnë për mbrojtjen e mjedisit dhe ndëshkimin e krimeve mjedisore

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu priti në takim pune z.Vesa Satamo, monitorues tematik për krimet ndaj mjedisit nga Njësia për Monitorim...

Lajmet e Fundit