22.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

COVID-19 në Prizren, sot dalin rezultatet e 21 personave që u testuan dje, testohen edhe 18 të tjerë

65 persona nga Prizreni janë konfirmuar deri më tani me COVID-19. Nga ta janë shëruar 15, ndërkaq kanë vdekur 2 persona. Rastet e fundit në këtë komunë u shënuan mbrëmjen e së mërkurës, ku 4 persona rezultuan pozitivë në testimet për COVID-19. Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu, ka thënë për Express se sot pritet të dalin rezultatet e 21 personave që janë testuar dje, ndërkaq 18 të tjerë do të testohen sot

Shehu theksoi se janë testuar 14 persona, nga ta 9 kanë qenë pacientë të dializës ndërkaq 5 kontakte të personave që janë konfirmuar më herët me COVID-19.

Nga këta 14 persona të testuar, 4 prej tyre dolën pozitivë.

Kreu i shëndetësisë së Prizrenit tha se dje janë testuar 21 persona, ndërkaq rezultatet e tyre prite të dalin sot.

E gjatë ditës së sotme janë marrë mostrat e 18 personave tjerë nga komuna e Prizrenit.

“Dje janë bërë 21 mostra të reja, 11 prej tyre pacientë të hemodializës dhe 10 të tjerë kontakte. Sot priten rezultatet e tyre. Ndërkaq sot do të bëhen edhe 18 testime të reja. 12 prej tyre janë raste kontakti ndërkaq 6 pacientë të hemodializës. Rezultatet e tyre pritet të dalin nesër”, deklaroi Shehu për Express.

Ai tha se në komunën e Prizrenit deri më tani janë shënuar gjithsej 65 raste. Nga ta janë shëruar 15 ndërkaq kanë vdekur 2 persona.

Shehu po ashtu tha se 5 pesona nga kjo komunë po qëndrojnë të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK’së, ku po trajtohen për koronavirus, ndërkaq 2 të tjerë janë liruar në shtëpi.

Ndërkohë, numri total i personave të prekur me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 799.

Nga ta janë shëruar 249 , ndërkaq kanë vdekur 22 persona.

Bazuar në masat e reja të vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.

Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.

Këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, por do të shqyrtohen sot, ku ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thirrur një konferencë në të cilën do të flasë për masat e reja rreth COVID-19 në Kosovë. /GazetaExpress/

Më Shumë

Lajmet e Fundit