4.6 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Prizren:Vlerësohet rrjedha e procesit mësimor në distancë në gjuhët turke dhe boshnjake

Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe të Komunës së Prizrenit të hënën kanë vlerësuar rrjedhën e deritanishme të procesit mësimor në distancë, si në gjuhën turke ashtu edhe boshnjake, pas një vizite te mësimdhënësit përkatës në shkollën fillore të mesme të ulët “Emin Duraku”.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se bashkëpunimi i MASHTI-t dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit ka mundësuar zhvillimin e mësimit në distancë në gjuhët e dy komuniteteve në shkollën “Emin Duraku” të Prizrenit.

Sipas tij që prej datës 30 mars mësimi në distancë në këto dy gjuhë është zhvilluar pandërprerë.

se është një shembull i mirë se si duhet të kemi bashkëpunim mes institucioneve qendrore dhe lokale”, ka thënë Haskuka.

Zëvendësministri i Arsimit, Enis Kervan ka theksuar se Komuna e Prizrenit ka mundësuar realizimin e xhirimeve në këtë shkollë, për njësitë mësimore në gjuhën turke dhe atë boshnjake.

“Mbi 600 njësi në gjuhën turke dhe mbi 400 në gjuhën boshnjake deri tani janë xhiruar. Shpejtë do të finalizohen xhirimet”, ka deklaruar Kervan.

Sipas tij në kushtet aktuale të pandemisë COVID-19 me rëndësi ka qenë që fëmijët të jenë aktiv dhe se raportet e DKA-ve tregojnë se ka interesim të nxënësve për ta ndjekur mësimin në distancë.

Më Shumë

Totaj priti zyrtarët e AKP-së, diskutojnë për menaxhimin e pronave dhe rritjen e efikasitetit në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur sot në takim pune zyrtarët e Agjencia Kosovare e Privatizimit, me të cilët ka diskutuar për koordinimin...

Junior 06 Moni Bau shpallet kampione e Kupës së Kosovës U16

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 për vajza, pasi në finalen e zhvilluar mposhti bindshëm ekipin...

Lajmet e Fundit