14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Totaj: VV keqpërdori çdo tragjedi për politikë, tani po kërkon të mos politizohet vdekja e të riut

Nënkryetari i PDK-së dhe kryetar i degës në Prizren, Shaqir Totaj, ka kritikuar VV-në për standarde të dyfishta duke thënë se në të kaluarën keqpërdorte çdo tragjedi kurse tani që është në pushtet thotë të mos politizohet rasti.

Ai ka përmendur vdekjen tragjike të një vajze të mitur në Prizren në vitin 2016 kur VV-ja e shoqëria civile kishte organizuar protesta.

Ky është postimi i plotë i tij:

E dhimbshme dhe tronditëse vdekja e të riut 26 vjeçar nga Gjilani derisa mbahej me vendim të shtetit në karantinë. Një ngjarje e rëndë për familjen por një turp për institucionet që mbyllën sytë dhe u bën të shurdhër ndaj situatës së tij.

Asnjëherë nuk kam qenë për t’i politizuar rastet tragjike, nga kushdo qoftë dhe për asnjë arsye. Por, e kaluara na tregon dicka tjetër. Dhe për ironi, në pushtet është Lëvizja Vetëvendosje e cila dikur fatkeqësisht u ngrit mbi dhunën dhe shfryëzoi çdo tragjedi. Ajo e përqafoi një politikë nekrofilike.

Në vitin 2016, në Prizren, një vajzë e mitur kishte gjetur vdekjen nga shembja e një muri të një shtëpi të vjetër në zonën historike të qytetit. Megjithëse ajo pjesë e murit ishte e rrethuar me pengesa, kjo nuk pengoi të ngriten i madh dhe i vogël në Vetëvendosje për përgjejgësi të komunës dhe dorëheqje të kryetarit të atëhershëm. Pas VV-së, organizata të shoqërisë civile e analistë organizuan protesta për dorëheqjen. Kërkoheshin koka për këtë tragjedi!

Dhe ku jemi sot? Të njëjtit njerëz që u ngritën mbi dhunën dhe politikën nekrofilike po kërkojnë të heshtim. Po kërkojnë të mos politizohet. Por edhe nëse ne do të heshtim – nuk duhet të hesht drejtësia. Ajo duhet të vihet në vend. Nuk do të hesht babai dhe familja e të riut që nuk jeton më!

Më Shumë

Elsa Lila rrëfen qëndrimin e saj në burg

Elsa Lila ka rrëfyer në ‘Ferma Vip’ ditët e qëndrimit të saj në burg. Ajo u arrestua në Itali si pjesë e një grupi kriminal...

Osmani: Më 24 mars të ’99-ës aleancat e botës demokratike u bënë bashkë për të parandaluar shfarosjen e popullit të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar aleancën veri-atlantike, NATO-n dhe ushtarët e saj për kontributin që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën. Sot në...

Lajmet e Fundit