22.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Nuk iu bëhen testet familjareve të të infektuarave me COVID-19 në Dragash

Përfaqësues të komunës së Dragashit po ankohen se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nuk ua ka bërë testet familjareve të të infektuarave me COVID-19 në ketë komunë.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Behar Brenoli ka thënë për “Front Online” se në komunën e Dragashit janë konfirmuar 3 persona deri më tani me virusin COVID-19, dy nga ta janë duke marrë trajtim në Klinikën Infektive, ndërsa një persona tjetër është në vetë-izolim.

“Komuna e Dragashit ka tre (3) persona që janë të konfirmuar me virusin SARS-CoV-2. Dy prej tyre janë në Klinikë Infektive, ndërsa një është në vetëizolim”, tha ai për Front Online.

Bernoli tha se rastet me Covid-19 në këtë komunë janë raste kontakti.

“Dy raste janë raste kontakti në një spital rajonal, njëra është punëtor hemodializë, tjetri është pacient me hemodializë. Rasti i tretë është kontakti. Ai është burri i një pacienti me hemodializë”, shtoi ai.

Ai tregoi se nuk janë testuar disa punonjës të kujdesit shëndetësor, pasi sipas IKShKP-së, ata nuk kanë simptoma

“Sipas insistimit tonë, vetëm një familje e ngushtë e pacientëve (tre persona) të cilët ishin negativë u testuan, ndërsa familja e punonjësit të kujdesit shëndetësor pozitiv ende nuk ishte testuar, nga institucioni na thanë që ata nuk kishin simptoma dhe ishin në kontakt”, përfundoi ai për Front Online.

Ndryshe, Dragashi është ndër qytetet e fundit dhe me më së paku të prekur nga Coronavirusi në Kosovë.

Më Shumë

Lajmet e Fundit