Gjashtë të shëruar nga Covid-19 në Prizren, katër prej tyre të trajtuar në Klinikën Infektive

Komuna e Prizrenit është liruar nga masat e karantinimit që nga e diela që e lëmë pas.

Kryetari i kësaj Komune, Mytaher Haskuka tha se gjashtë persona me Covid-19 rezultojnë të shëruar sot ndërsa katër nga ta të kësaj komune ishin duke u trajtuar në Klinikë Infektive.

”Janë diku 60 raste aktive në Prizren, nga to janë të shpërndara mbi 35 familje”.

”Sot nga gjashtë rastet e shëruara katër janë nga Klinika Infektive”.

”Është një lajm jashtëzakonisht i mirë pasi me këta katër të shëruar nga Klinika Infektive, tashmë të tjerat raste janë vetëm në trajtim në shtëpitë e tyre”.

Pavarësisht rezultateve me të shëruar nga Covid-19 në Prizren, i pari i kësaj komune Mytaher Haskuka ka dhe një shqetësim tjetër.

Ai tha në Klan Kosova se relaksimi i masave kundër pandemisë ka bërë që qytetarët të mos mbajnë disiplinën e nevojshme sa i përket mbrojtjes nga përhapja e Covid -19.

Detajet nga raportimi i gazetares Mejreme Gashi.

 

Më Shumë

Liria e Prizrenit konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi

Liria e Prizrenit  ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi, i cili do ta udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme. Në...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Lajmet e Fundit