Të premten dhe të shtunën mbyllet për qarkullim një pjesë e autostradës “Ibrahim Rugova”

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se do të mbyllet për qarkullim për të gjitha automjetet segmenti i autostradës Prizren Veri – kyqja Suharekë.

Kjo për shkak të punimeve që do të zhvillohen, respektivisht për nevoja të operatori KOSTT, për vendosjen e shtyllave përgjatë korridorit të Autostradës “Ibrahim Rugova“.

Mbyllja e segmentit të Autostradës kyqja Prizren Veri – kyqja Suharekë, do të bëhet me datë 08 maj (e premte) nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 18:00, dhe me datë 09 maj (e shtunë)  gjithashtu nga ora 08:00 deri në orën 18:00 pasdite.

Ministria ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të shfrytëzojnë rrugët nacionale dhe rajonale gjatë kësaj periudhe kohore.

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Numërohen mbi 80% të votave nga KQZ: LVV 43,63%, PDK 21,77%, LDK 18,01%, AAK 7,43%

Lëvizja e Vetëvendosje ka marrë 43,63% të votave të rregullta, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 81,10% e vendvotimeve të procesuara. Partia...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit