Kujtim Gashi: Heroizmi i Palit ishte i lavdishëm

Deputeti Kujtim Gashi e ka përkujtuar dëshmorin dhe heroin e Kosovës, Pal Paluca.

Sipas tij, atdhedashuria e Palit ishte e lidhur ngushtë në brumosjen e tij patriotike të familjes Paluca nga Trepetica e Prizrenit.

Postimi i Gashit

Këto troje nëpër shekuj kanë dhënë figura të ndritura të kombit tonë, në mesin e të cilëve ishte edhe veprimtari, luftëtari, dëshmori dhe heroi i Kosovës, Pal Paluca.

Atdhedashuria e dëshmorit është e lidhur ngushtë në brumosjen e tij patriotike të familjes Paluca nga Trepetica e Prizrenit.

Pali, në luftën e lavdishme të UÇK-së, u shqua në shumë beteja anëkënd Kosovës, deri në rënien e tij heroike në afërsi të fshatit Piranë pak para se të shporreshin hordhitë gjakatare serbe. Heroizmi i Palit ishte i lavdishëm!

Më Shumë

Haxhiu: Masakra e Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot në Korishë të Prizrenit. Ajo, ka thënë se sot përkulemi...

Kurti përkujton viktimat e masakrës së Korishës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, anëtarë...

Lajmet e Fundit