20 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Latifi: Personi nga Rahoveci që rezultoi dje pozitiv në COVID-19, kishte transportuar vjehrrën e infektuar

Në Komunën e Rahovecit dje është regjistruar edhe një rast i ri me coronavirus.

Kryetari Smajl Latifi, thotë për RTV Dukagjinin se personi në fjalë është një qytetarë që ka transportuar vjehrrën e vet në repartin e dializës në Prizren.

Ai thotë se vjehrra e pacientit të ri të infektuar ka qenë e prekur me COVID-19, përcjell Telegrafi.

“Të gjithë familjarët e tjerë kanë rezultuar negativ, por këtij personi që ka pasur kontakt me vjehrrën e prekur nga COVID-19”.

Latifi thotë se kontaktet tjera në Rahovec janë testuar por tash ka mundësi që të del ndonjë kontakt i rastit të fundit.

I pari i Rahovecit thotë se në Rahovec janë 22 raste aktive me coronavirus ndërsa dy të tjerë janë shëruar.

“Besoj se jemi duke shkuar nga fundi dhe qytetarët e Rahovecit i kanë respektuar mirë masat”, tha ndër të tjera Smajl Latifi./Telegrafi/

Më Shumë

Tragjike në Prizren: 71-vjeçari bie nga muret e Kalasë dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën afër mureve të Kalasë së qytetit. Burime të Sinjalit bëjnë...

Superkupa në hendboll i takon Rahovecit

Superkupën e Kosovës në hendboll për edicionin 2025 e ka fituar Rahoveci, pas një dueli dramatik ndaj Kastriotit. Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma...

Lajmet e Fundit