18.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Kallëzim penal ndaj katër zyrtarëve të Komunës së Prizrenit

Kompania “Zona Park”, ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prizren, kallëzim penal kundër katër zyrtarëve të Komunës së Prizrenit.

Njoftimi i plotë dhe pa ndërhyrje për media

SHKELËSIT E LIGJIT NUK KANË TË NDALUR EDHE NË PANDEMI, DORËZOHET KALLËZIM PENAL KUNDËR 4 ZYRTARËVE KOMUNAL TË PRIZRENITKompania Zona Park, ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prizren, Kallëzimin penal kundër katër zyrtarëve komunal: shefit të prokurimit Isa Osmankaj dhe tre anëtarëve të Komisionit: Halil Likaj (kryetar i komisionit) Asim Kokaj dhe Laura Kelmendi (anëtarë) me dyshimet të bazuar se kanë kryer vepër penale duke e keqpërdor pozitën zyrtare.

Në Kallëzimin penal Kopmania Zona Park shpreh dyshimin e bazuar se “Duke vepruar në cilësinë e personave përgjegjës të autoritetit kontratktues, Komuna e Prizrenit, me 05.05.2020 e ka shpërblyer operatorin ekonomik, duke i tejkaluar autorizimet ligjore duke mos rrespektuar Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës nr. 04/L-042 i ndryshuar dhe plotësuar me Lgjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092 dhe Ligjin e Punës Nr.03/L-212.

Kompania Zona Park si parashtrues i kallëzimit penal në këtë rast, ka aplikuar në tenderin me titull të kontratës: Sigurimi fizik dhe mirëmbajtja e objekteve të Komunës së Prizrenit Lot-2, me numër të prokurimit: : 622-19-9525-2-1-1, nga i cili eliminohet kundërligjshëm. Me datë 03.03.2020, Zona Park ka bërë kërkesë për rishqyrtim Komunës së Prizrenit ku i refuzohet kërkesa për rishqyrtim si e pabazuar duke mos u përgjigjur fare në pretendimet ankimore, e cila vërtetohet edhe në bazë të vendimit nr.167/20 të OSHP-së. Me datën 09.03.2020 brenda afatit të lejuar ligjor Zona Park ka paraqitur ankesën në OSHP (Organi Shqyrtues i Prokurimit), ku ankesa aprovohet si e bazuar.

Duke u bazuar në vendimin e OSHP-së, me të cilin vendim, eksperti shqyrtues i OSHP-së, të gjitha pretendimet e palës ankuese në këtë rast të OE N.SH.H “Zona Park”- Prizren i vlerëson të qëndrueshme dhe i vërteton si të bazuara.

Edhe pas vendimit të OSHP-së ku me vendim lëndën e kthen në Rivlerësim dhe me po të njëjtin vendim e pranon si të bazueshme ankesën e OE N.SH.H “Zona Park” – Prizren, përseri Autoriteti kontraktues i Komunës së Prizrenit në Rivlerësim, në kundërshtim flagrant me vendimin numër 167/20 të OSHP-së, me datë 05.05.2020, e shpërblen operatorin ekonomik të pa pergjegjshem i cili figuron ne mesin e borxhlinjve te ATK-së me çmimin e ofruar prej: 336,648.00 Euro.

Përmes Kallëzimit Penal Kompania Zona Park shpreh dyshim të bazuar se të njëjtit janë të përfshirë në kryerjen e veprave penale keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik, të sanksionuara në nenet 414 dhe 415, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Më Shumë

Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha thotë se do të restaurohen Valavica dhe Mulliri në Bellobrad të Dragashit 

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha së bashku me kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini dhe zyrtarë të...

I ofroi ryshfet 5 euro policit “për një kafe”, arrestohet shoferi i një autobusi në Vërmicë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, meqë i njëjti i...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit