7.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

Autizmi flet, është koha të dëgjoni

Estela Hodaj

Diku në mes muajve të ftohtë të dimrit, erdhi në jetë një vajzë e vockël dhe shumë e bukur. Një dritë e shndritshme në mesin e vranësirave. Një dashuri e vërtetë dhe pa kushte e familjes. Prindërit vendosen ta quanin Dhuratë, një emër i veçantë për ta. Dhurata ishte fëmija i veçantë për prindërit. Mënyra si ecte, se si fliste, si shprehej ishte e mrekullueshme.

Gjithçka po shkonte mirë me të, por në moshën dy vjeçare ndodhi një çrregullim tek Dhurata. Iu shfaq një sëmundje e quajtur autizëm.
Sigurisht prindërit u mërziten, por nuk hoqën dorë kurrë prej saj, përkundrazi tani jetonin për të.

Dhurata, vajza e bukur, me shikim të ëmbël filloi të sillej ndryshe, të mendonte ndryshe, por i adhuronte njerëzit.Nga ana tjetër shoqëria, fshati nuk e pranonin, fëmijët i hidhnin fjalë, nuk luanin me të.

Kjo e fundit e shqetësoi Dhuratën, saqë më nuk dilte as në oborrin e shtëpisë.
Dhurata, çdo ditë lexonte libra, ishte fëmijë shumë inteligjent.Tashmë Dhurata i adhuronte librat dhe magjinë e tyre, jetonte me mrekullitë e librit.
Ajo madje shkroi edhe një libër, të cilin ia dedikoi njerëzve që nuk e kuptonin atë.

Në fillim ajo shkroi:
Të tregoj historinë e një vajze autike, apo mënyrën se sa i dua njerëzit.
E di, unë nuk ju lejoj të më prekni, por e ndiej energjinë tuaj.
Unë nuk ju shikoj në sy, por e kuptoj çdo emocion në sytë tuaj.
Unë lëviz kokën kur ju flisni, por ju betohem e dëgjoj çdo valë zëri që del nga goja juaj. Por nuk mërzitem nga ju, sepse e di që nuk më doni pasi unë jam e veçantë. Unë jam mrekullia e babait dhe nënës.

Ne ju mësuam që të thuani “të dua” nuk ka nevojë për fjalë.
Prandaj njerëz “Autizmi ju flet, është koha të dëgjoni”.

Dhe Dhurata arriti të botonte librin. Libri u shpërnda në mënyrë marramendëse te njerëzit. Të gjithë ata që e lexonin librin kush më pak e kush më shumë ndihej keq në lidhje me sjelljen e tyre kundrejt Dhuratës. Por ia vlejti sepse njerëzit u vetëdijësuan dhe filluan secili t’i falte dashuri dhe më e rëndësishmja ta shikonin Dhuratën si gjithë njerëzit e tjerë.

Estela Hodaj kl.IX/4, shkolla ” Zenun Çoçaj” në Gjonaj

Më Shumë

Xuxi, banori më i ri në BBVK3

Xuxi është banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 3. Në klipin prezantues, Xuxi tha se do që të bëhet lider i të...

Në parkun e lagjes “Kurilla” të Prizrenit nis instalimi i ndriçimit publik modern

Sot ka filluar instalimi i ndriçimit publik modern në parkun e lagjes “Kurilla” në Prizren. Ky projekt, i realizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike,...

Lajmet e Fundit