72 persona të shëruar nga koronavirusi në Malishevë

Një person nga Komuna e Malishevës, është shëruar plotësisht nga virusi i COVID-19, duke e rritur numrin e të shëruarve në 72 persona të shëruar.

Rasti i shërimit të këtij pacienti, është konfirmuar nga Instituti Rajonal i Shëndetësisë Publike (IRSHP) në Prizren.

Me këtë rast të shëruar, numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar në Komunën e Malishevës, shkon në 72 persona, ndërsa aktiv me COVID-19, janë edhe tre pacient, njofton Komuna e Malishevës.

Pas konfirmimit të këtij rasti, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka përsëritur thirrjen e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për të gjithë qytetarët, që të vazhdojnë ti respektojnë masat dhe udhëzimet, për mbajtje të distancës fizike, mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, shmangien nga vendet me numër të madh të qytetarëve, dhe mbajtje të higjienës, pasi kjo mbetet arma e vetme dhe më efektive për luftimin e COVID-19.

Më Shumë

Eurovision 2026/ Sot gjysmëfinalja e dytë, Alis ngjitet në skenë me “Nan”

Mbrëmjen e sotme, Alis do të ngjitet në skenën e Eurovision Song Contest 2026 për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën emocionuese “Nan”, në gjysmëfinalen...

Tenton të godasë policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në fshatin Serbicë e Poshtme të Prizrenit. Sipas raportit policor, i...

Lajmet e Fundit