13.4 C
Prizren
E enjte, 28 Gusht, 2025

Tomi

Medina Çoçaj

Agimi dhe gruaja e tij jetonin në një shtëpi e cila ndodhej në pyll. Në këtë pyll ishte vetëm shtëpia e tyre i cili kishte një shtallë të madhe ku i mbante kafshët. Aty po i rriste njëmbëdhjetë qen. Një ditë Agimi shkoi në qytet. Një familje dëshironte ta shiste një qen sepse ishte shumë problematik. Agimit i’a dha një shikim të ngrohtë qeni dhe si e shikoi tha unë po e blej këtë qen. Kur shkoi në pyll e vendosi në shtallë te kafshët e tjera dhe ia vendosi emrin Tom.

Ai ishte një qen shumë i zgjuar dhe i lazdruar. Agimi çdo mëngjes i merrte qentë dhe i ushtronte, por Tomin nuk e merrte sepse ishte ende shumë i vogël. Një ditë kur Agimi dhe qentë e tjerë shkuan në pyll për t’u ushtruar, Tomi u mundua të dilte nga shtalla. Shtalla e qenve ishte e rrethuar me tela të bardhë dhe të mëdhenj.

Tomi bëri një gropë afër telave dhe doli nga shtalla vrapoi drejt pyllit ku i ushtronte Agimi qentë e tjerë. Tomi ishte shumë i shpejtë dhe gjithmonë dilte para qenve të tjerë. Agimi nuk donte që Tomi të ushtrohej që tani dhe të vraponte me qentë e tjerë, por Tomi gjithmonë e gjente një mënyrë për t’u larguar nga shtalla.

Ishte dimër, Agimi ishte ende në pyll dhe filloi të errësohej. Ai i lidhi të gjithë qentë dhe u nis për në shtëpi. Papritmas një stuhi e madhe e kaploi vendin, e gjithë bora po i binte Agimit në fytyrë. Ishte errësirë dhe ai nuk shihte asgjë. E uli kokën dhe i tha Tomit që ishte i pari, të gjithë jemi të mbështetur tek ti, forca Tomi na dërgo deri në kasolle.Tomi ishte aq i fortë, e i zgjuar saqë në atë të ftohtë i dërgoi të gjithë në kasolle. Gruaja e Agimit ishte e merakosur dhe po i priste jashtë në ballkon, kur e pa Tomin u habit.Vrapoi dhe i ndihmoi Agimit.

Agimi i vendosi te gjithë qentë në shtallë, por Tomi hyri brenda në shtëpi. Ai filloi të ngrohej afër oxhakut dhe e zuri gjumi. Ai i tha gruas së tij se Tomi është një qenë shumë i zgjuar, ia përkujtoi gruas së tij ditën kur Tomi u fut në shtëpi por ky nuk e la të hynte në dhomën e tyre.

Tomi më asnjëherë nuk e kapërceu pragun e derës për t’u futur në dhomë. Pas tre vitesh kur Tomi filloi të plakej, erdhën në jetë edhe disa këlysh të vegjël. Njëri ndër qenushët i ngjante shumë Tomit ishte i zgjuar dhe shumë i lazdruar. Agimi dhe gruaja e tij vendosën ta quanin Maks.

Medina Çoçaj kl.IX/3, shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj.

Më Shumë

‘Drini i Bardhë’ fillon me fitore në Ligën e Dytë

Skuadra nga Hasi debuton me tri pikë, pas përmbysjes ndaj Fushë Kosovës Klubi i Futbollit "Drini i Bardhë" nga Hasi e ka nisur mbarë  Ligën...

Avdyli: Duhet të shkojmë në zgjedhje sa më shpejt

Haxhi Avdyli nga Lëvizja Vetëvendosje, pak para nisjes së seancës konstitutive, është deklaruara para mediave. Ai akuzon ish-opozitën se nuk po duan të arrijnë funksionalizimin...

Kërkimi

Lajmet e Fundit