18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

“Zona Park” dyshon se është eliminuar nga tenderi për shkak kallëzimit penal

Kompania “Zona Park” dyshon se është eliminuar nga tenderi për shkak kallëzimit penal që ka bërë ditë më parë.

“ Zona Park”, e cila njihet si një operatorë serioz ekonomik shpreh dyshimin e bazuar se Komuna e Prizreni edhe njëherë ka dëshmuar, se tenderët i kurdis paraprakisht, dhe nëse “të preferuarit e tyre” nuk i përmbushin kriteret, atëherë Zyra e Prokurimit i interpreton ligjet në mënyrë të saj, në fakt duke i shkelur ato me të dy këmbët”, thuhet në reagimin e kësaj kompanie, dërguar mediave.

“Dyshohet se në këtë frymë Komuna e Prizrenit me datën 13.05.2020 nxjerr vendim për Anulimin e aktivitetit të prokurimit me titull: “Sigurimi fizik dhe mirëmbajtja e objekteve të Komunës së Prizrenit – Lot 2” për shkak të arsyetimit se nuk ka oferta të përgjegjshme”.

“Ky fakt nuk qëndron fare dhe Kompania “Zona Park” e dëshmon me fakte”.

“Zyrtarët e kësaj Kompanie pjesëmarrëse në këtë aktivitet të prokurimit shprehin dyshimin e bazuar se Kompania Zona Park është eleminuar edhe si rezultat i paraqitjes së kallëzimit penal ndaj disa zyrtarëve të komunës para disa ditësh, për shkak të dyshimit se kanë shkelur dispozitat ligjore të Prokurimit Publik dhe Ligjit të Punës, ndaj edhe kanë tejkaluar autorizimet e tyre duke bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

“Kompania ‘Zona Park’ sipas njoftimit mbi vendimin e Komunës së Prizrenit është eleminuar për shkak të mospërmbushjes së kontratave të natyrës së njëjtë të këtij aktiviteti të prokurimit, mirëpo e njëjta për media është deklaruar se po i bëhet padrejtësi në këtë aktivitet të prokurimit duke u ‘hakmarrë’ në këtë mënyrë, pasi që arsyetimi i tyre nuk është i bazuar dhe se kompania gjatë tri viteve të fundit ka të realizuar shërbime të njejta me shumë institucione si: Komuna e Rahovecit, Komuna e Gjakovës, Universiteti i Prizrenit, Komuna e Mitrovicës, Komuna e Ferizajit etj. të cilat e tejkalojnë dukshëm kërkesën e dosjes së tenderit, mirëpo Komuna e Prizrenit i kundërpërgjigjet kësaj kompanie me eleminim nga tenderi si rezultat i paraqitjes së Kallëzimit Penal”.

“Praktika e instaluar në Kuvendin Komunal të Prizrenit, për të ju hakmarë Kompanive serioze, duke e shkelur ligjin dërgon në dyshimin e bazuar se Komuna përkrah Kompani dhe njerëz të afërt me pushtetin dhe jo Kompani serioze të cilat janë të përgatitura për të operuar sipas kërkesave të bazuara në Ligjet në fuqi të Kosovës”.

“Kompania “Zona Park” do të vazhdojë të insistojë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe do të kërkojë që ajo të zbatohet ashtu siç parashohin ligjet në fuqi të Kosovës”, thuhet në fund të reagimit.

Më Shumë

Konjufca: Shteti i Serbisë përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hotit

Sot bëhen 25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit. Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Kuvendi i Kosovës...

E rrahën një person dhe e futën me forcë në veturë, arrestohen katër burra në Prizren

Katër burra janë arrestuar në Prizren pasi që të njëjtit pas një zënke e kanë sulmuar fizikisht një person. Sipas policisë, të dyshuarit e kanë...

Lajmet e Fundit