Haradinaj kujton Ukshin Hotin: Diplomati vizionar që foli e frymëzoi për liri e kryengritje

Sot janë bërë 21 vjet nga zhdukja e veprimtarit dhe intelektualit të njohur shqiptar, Ukshin Hoti. Me këtë rast, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar lartë rolin e tij në historinë e Kosovës, duke thënë se Hoti ishte ideologu që formësoi mendimin politik shqiptar në dy dekadat e fundit të shekullit XX.

“Ukshin Hoti, ideologu që formësoi mendimin politik shqiptar në dy dekadat e fundshekullit njëzetë dhe diplomati vizionar që foli e frymëzoi për liri e kryengritje, ka zënë vend përgjithmonë në historinë e kombit tonë. Etika politike që promovoi ai, duhet të jetë shembull për elitat udhëheqëse të shqiptarëve gjithandej”.

“Njëzetenjë vjet më parë, ky njeri i madh, u shndërru përpos në legjendë edhe në enigmë. Ne ende nuk kemi përgjigje për fatin e tij. Ata që privuan nga liria një popull të tërë me dekada, nuk kanë mundur të burgosin idetë e tij. Ato mbeten të gjalla përjetë.”, ka shkruar Haradinaj.

Më Shumë

Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.   Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka...

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Lajmet e Fundit