1.3 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

MKRS-ja dhe UP-ja nënshkruajnë marrëveshje për Muzeun e Natyrës

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj  kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve.

Ministrja Dumoshi ka thënë se ndonëse në kohë pandemie janë munduar që ta organizojnë Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, raporton Ekonomia Online.

“Edhe pse jemi në kohë pandemie, ne jemi munduar që ta organizojmë Ditën Ddërkombëtare të Muzeve.  Sot edhe masat janë lehtësuar dhe kemi bërë organizimi me pak njerëz. Sot kemi bërë bërë një marrëveshje me Universitetin e Prishtinës për “Muzeun e Natyrës” që është duke u ndërtuar dhe do të jetë pjesë e edukimit të profesorëve”, tha ministrja Dumoshi.

Ajo është shprehur se për këtë ditë kanë punuar një dokumentarë ku janë prezantuar muzetë e Kosovës.

“Kjo ditë është e rëndësishme për ne. Kemi punuar edhe dokumentar ku kemi prezantuar muzetë duke filluar Prizren,  “Ibrahim Rugova”.  Do të vazhdojmë me këto dokumentar në muze dhe do t’i përkthejmë në gjuhën angleze ku vizitorët do të kenë mundësi të njihen me këtë pasuri të trashëgëmisë kulturore”, tha ajo.

Dumoshi bëri me dije se do të rinovohet muzeu “Emin Gjiku”.

“Ministria e ka drejtorinë për trashëgimi ku kemi projekte ku do të fillojmë me renovimin e muzeut  Emin Gjiku,  që sa më shpejt të jetë i hapur dhe në muze tjera”, tha ajo.

Ndërsa Dumoshi foli edhe për finalizimin e marrëveshjes në Komunen në Prizrenit.

“Është një qytet i trashëgimisë që ngërthen objekte dhe do të jetë edhe muzeun e filigranit. Tash institucionet e ministrisë,  Muzeu dhe Galeria e cila fillon nesër me hapje. Nga Ministria e Shëndetësisë janë hartuar edhe kriteret se si duhet të punojmë. Në muze do të ketë më pak njerëz nga dy ose tre. Duhet t’i respektojmë kriteret sepse nuk duam që të na kthehet virusi”, shtoi ajo.

Më Shumë

NISMA në Prizren: Jemi të përgatitur për zgjedhjet e 9 shkurtit

Shefi i Shtabit Zgjedhor i Nismës Socialdemokrate në Prizren, Edin Shehu, ka deklaruar se ky subjekt politik është maksimalisht i përgatitur për fushatën e...

U raportua i zhdukur në dhjetor 2024, policia bashkë me FSK-në nisin kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet për 26 vjeçarin nga Prizreni, i cili është raportuar si i...

Lajmet e Fundit