Inaugurohet Parku për Inovacion dhe Trajnim në Prizren

Sot prej orës 09:00, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari si dhe zv.ministri i Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu do të marrin pjesë në inaugurimin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizren.

Ditë më parë, qeveria mori vendim që sipërfaqja prej 40 hektarësh, ku dikur ishin kazermat e KFOR-it gjerman, tani t’i kalojë në shfrytëzim shoqatës “ITP Prizren”, e cila do ta zhvillojë Parkun gjermano-kosovar të Trajnimit dhe Inovacionit.

Parku do të punojë për zhvillimin ekonomik, ndërmarrësinë, arsimin dhe hulumtimin, transmeton Kp.

Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet shkencave të aplikuara, teknologjisë, bujqësisë, mjedisit, krijimtarisë e kulturës.

Shoqatën “ITP Prizren” do ta bashkëdrejtojnë përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Ambasadës gjermane.

Pas inaugurimit të Parkut për Inovacion dhe Trajnim, Kurti i cili do të shoqërohet edhe nga kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të vizitojë edhe dy biznese lokale në zonën industriale.

Përkatësisht në Qumështoren Sharri rreth orës 10:15 dhe në kompaninë Proton Cable rreth orës 10:50

Më Shumë

Arpagjik’t me mesazh pas finales: Shihemi sezonin tjetër me një Bashkim edhe më të fortë

Grupi i tifozëve “Arpagjik’t Prizren” ka reaguar pas përfundimit të sezonit të KB Bashkimi, duke falënderuar tifozët për përkrahjen gjatë gjithë kampionatit dhe duke...

Hamza nga Prizreni: Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin përballë krizës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në Prizren në prezantimin e kandidatëve për deputetë...

Lajmet e Fundit