Trump: Flamujt amerikanë në gjysmështizë për t’i nderuar viktimat e COVID-19

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar që të gjithë flamujt amerikanë nëpër institucionet shtetërore të vendosen në gjysmështizë për t’i nderuar viktimat që pësuan nga përhapja e pandemisë Covid-19.

Trump ka thënë se kombi amerikan vajton për çdo jetë të humbur si pasojë e koronavirusit dhe ndanë vuajtjen me të gjithë ata që u prekën nga kjo pandemi, njofton Klan Kosova.

“Zoti qoftë me viktimat e kësaj pandemie dhe sjelltë ndihmë dhe rehati për familjet dhe miqtë e tyre”.

“Si shenjë respekti solemn për viktimat e pandemisë, si President i Shteteve të Bashkuara me Kushtetutën dhe ligjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë urdhëroj që flamuri i Shteteve të Bashkuara të vendoset në gjysmështizë në Shtëpinë e Bardhë dhe mbi të gjitha ndërtesat dhe bazat publike, në të gjitha postet ushtarake dhe stacionet detare, dhe në të gjitha anijet detare të Qeverisë Federale në Rrethin e Kolumbisë dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe territoret dhe pronat e saj deri në perëndimin e diellit, 24 maj 2020”.

“Unë gjithashtu kërkoj që flamuri të vendosen në gjysmështizë në të njëjtën periudhë kohore në të gjitha ambasadat, legacionet, zyrat konsullore dhe objektet e tjera jashtë vendit, përfshirë të gjitha objektet ushtarake dhe anijet detare dhe stacionet”.

Më Shumë

Fatmir Limaj: Fitore! Faleminderit Malishevë

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas mbylljes së kutive të votimit, duke shpallur fitoren në atë që historikisht konsiderohet si bastioni...

A u sabotua LDK’ja për shkak të “bashkimit”? Ish-deputeti, Xhavit Ukaj publikon rezultatet nga bastioni i partisë në Piranë të Prizrenit

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhavit Ukaj, ka publikuar rezultatet e nëndegës së LDK-së në Piranë, bastionin tradicional të këtij subjekti politik...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit