Dragash: Babai ushtron dhunë fizike ndaj vajzës, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Dragash, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 16:30.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është ushtruar dhunë fizike ndaj saj nga babai i saj i cili ishte nën ndikim të alkoolit. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në stacion policor dhe i njëjti është konstatuar se ishte nën ndikim të alkoolit. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës.

Më tej në njoftim thuhet se me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haxhiu: Masakra e Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot në Korishë të Prizrenit. Ajo, ka thënë se sot përkulemi...

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Lajmet e Fundit