Haradinaj përkujton 27 martirët e masakrës së Tusuzit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 27 martirët të cilët kanë rënë në masakrën e Tusuzit të Prizrenit, 21 vjet më parë.

Haradinaj ka thënë se Kosova ka pagu çmim të lartë për liri dhe është përgjegjësi e jona që të cojmë drejtësinë në vend për dënimin e të gjitha krimeve serbe.

“Të vetëdijshëm se po e humbin luftën, në fundin e majit të vitit 1999, forcat serbe vazhduan gjenocidin mbi shqiptarët në Kosovë. Pak javë para Çlirimit, u ekzekutuan njëzeteshtatë shqiptarë të pafajshëm në lagjen Tusuz të Prizrenit. Kosova ka pagu çmim të lartë për liri dhe është përgjegjësi e jona që të çojmë drejtësinë në vend për dënimin e të gjitha krimeve serbe. Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit