7.2 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Fillojnë përgatitjet e para për meçin Anthony Joshua – Kubrat Pulev, pritet prania e tifozëve

Anthony Joshua mund të mbrojë titujt e tij para tifozëve të tij edhe pse coronavirusi është ende i prezent.

Kampioni i peshave të rënda në boks do të përballje me Kubrat Pulevin në stadiumin e Tottenham Hotspurit në muajin qershor, por ajo u anuluar shkaku i pandemisë botërore.

Por, meçi ishte anuluar dhe parashikohej se ai nuk mund të zhvillohej në Britaninë e Madhe dhe do të ishte me dyer të mbyllura.

Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Por, promovuesi i AJ, Eddie Hearn nuk e ka përjashtuar mundësinë që lufta mes dy boksierëve të zhvillohet në vendlindjen e kampionit dhe të ketë tifozë të pranishëm.

“Ne jemi duke punuar që të zhvillojmë përballjen në mes të AJ dhe Pulevit, mirëpo ajo nuk do të jetë në kapacitetin që ka stadiumi i Tottenhamit”, ka thënë ai.

“Prioriteti ynë është që ai të mbahet në Britaninë e Madhe. Do të ishte një gjë e madhe për tifozët të ishin të pranishëm, pasi ka shumë interesim”, ka shtuar Hearn më tej.

Hearn shpreson që boksi të rikthehet në muajin korrik dhe tifozët të jenë prezent në këtë përballje mjaftë interesante. /Telegrafi/

Më Shumë

Vashat e Bashkimit shkëlqejnë në Tiranë

Vashat e Bashkimit kanë shënuar një fitore të thellë në udhëtim ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultat bindës 31:68 në kuadër të Ligës Unike...

Flamuri shqiptar gjatë Kryengritjes së Malësorëve (1911)

Në pranverën e vitit 1911, mësuesi dhe poeti Palok Traboini, në atë kohë sekretar personal i Ded Gjo Lulit, ndërsa udhëtonte nëpër Dalmaci, solli...

Lajmet e Fundit