23.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Mbledhja e Qeverisë në orën 18:00, Kurti e Vitia pastaj publikojnë vendimet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, pas mbledhjes së Qeverisë do të mbajnë sot konferencë për media, ku do të publikojnë vendimet që do të ndërmerren nga e hëna e 1 qershorit, rreth pandemisë COVID-19

Mbledhja e Qeverisë do të fillojë në orën 18:00.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra për informim e Kryeministrit.

Në njoftim është theksuar se pas mbledhjes, Kurti e Vitia do të dalin në konferencë për media.

“Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri në detyrë Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia mbajnë konferencë për media”, theksohet në njoftim.

Në mbledhjen e Qeverisë do të merren vendimet për fazën e tretë.

Në këtë fazë, pritet të hapen edhe çerdhet.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë kanë rekomanduar hapjen e qëndrimeve ditore për fëmije por me kushte të rrepta të hapësirës, higjienës dhe distancimit social. Vendimin pritet të propozojë Ministria e Arsimit.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar për Express se mbledhja do të mbahet sonte në mbrëmje kur do të publikohen edhe vendimet e fazës së tretë.

“Rihapja e kopshteve dhe çerdheve – mosha 0-5 vjeç. Hartohet dhe zbatohet protokolli për rihapjen e çerdheve”, shkruan në dokumentin e Qeverisë.

Vendimi për mbylljen e çerdheve ishte marrë më 11 mars për shkak të pandemisë e cila ka prekur edhe Kosovën. Mbrëmë janë raportuar 6 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin në 1 mijë e 70 persona. Janë shëruar 840 të tjerë ndërsa kanë vdekur 30 persona, shumica e të cilëve me sëmundje edhe të tjera kronike.

Po ashtu, nga nesër në Kosovë fillon faza e tretë e hapjes graduale nga masat e vendosura për shkak të koronavirusit. Në këtë fazë pritet hapja e gastronomisë në përgjithësi, kinemave dhe teatrove e të tjera.

Në këtë fazë pritet të bëhet rivlerësim edhe për hapjen e kufijve, aeroporteve, ahengjeve, banjave, panaireve, pishinave dhe klubeve të natës.

Nga nesër në Kosovë fillon faza e tretë e hapjes graduale nga masat e vendosura për shkak të koronavirusit. Në këtë fazë pritet hapja e gastronomisë në përgjithësi, kinemave dhe teatrove e të tjera.

Më Shumë

‘Rrufe në qiell të hapur’, Bayern refuzohet edhe nga Ralf Rangnick

Ralf Rangnick thuhet se ka refuzuar mundësinë për të zëvendësuar Thomas Tuchel-in si trajner i Bayern Munich-ut, duke e lënë klubin të përpiqet për...

Robin Krasniqi i çeliktë ndaj Jorge Silvas

Robin Krasniqi ka shënuar fitore ndaj boksierit portugez Jorge Silva, në kategorinë gjysmë të rëndë. Krasniqi triumfoi ndaj Silvas, me vendim të gjyqtarëve. Ai ishte më...

Lajmet e Fundit