Raportohet për dëmtim të pronës private në fshatin Sopijë të Suharekës

Pasditen e së mërkurës, në fshatin Sopijë të Komunës së Suharekës, është raportuar për dëmtim të një prone private.

Kjo është bërë e ditur nga zyrtari për informim në Stacionin Policor të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Sipas Osmanollajt, ankuesi ka njoftuar Stacionin Policor se dje rreth orës 18:45, në pronën e vëllait të tij, është dëmtuar dera hyrëse dhe një derë e garazhdës.

I njëjti bëri të ditur se Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Avdyli: Aty ku është Vjosa, është fitorja

Ish-deputeti Haxhi Avdyli ka publikuar një mesazh mbështetës për kandidaten për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, duke theksuar përkrahjen e tij ndaj saj.   Përmes një...

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë në Suharekë

Në Suharekë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, me ç’rast është vlerësuar lart roli dhe kontributi i infermierëve dhe infermiereve në sistemin shëndetësor. Me këtë...

Lajmet e Fundit