Rrahje dhe gjuajtje me armë në Prizren

Katër persona janë përleshur në Prizren.

Policia njofton se ka pasur edhe të shëna me armë.

“Dy viktima meshkuj kosovarë për shkaqe ende të panjohura ishin përleshur me dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri prej të dyshuarve dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri”, njofton Policia e Kosovës.

“Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit”.

“Në lidhje me rastin janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”.

“Rasti vazhdon të hetohet”.

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

Lajmet e Fundit