16.4 C
Prizren
E hënë, 20 Prill, 2026

Qeveria vendosi të rekrutojë 200 specialistë shëndetësorë

Qeveria e Kosovës mori vendim për rekrutimin e 200 specialtistëve shëndetësorë të cilët do të mbikëqyrin zbatimin e “Manualit për mbrojtje nga përhapjes e virusit COVID-19”, shkruan Gazeta Sinjali.

Vendimi u mor pas propozimit të kryeministrit Avdullah Hoti i cili mori mbështetjen nga i gjithë kabineti qeveritar.

“Autorizohet Ministria e Shëndetësisë që në pajtim me Ligjin të nisë procedurat e rekrutimit të dyqind specialistëve shëndetësorë që do të mbikëqyrin zbatimin e Manulit nga pika 3 e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Ky vendim, sipas qeverisë, u mor meqenëse situata epidemiologjike konsiderohet e qëndrueshme dhe me rritje të lehtë të rasteve.

Më Shumë

Tërhiqet nga boksi Amarildo Bakaj në moshën 26-vjeçare

Boksieri i njohur shqiptar, Amarildo Bakaj, ka tronditur opinionin sportiv duke njoftuar tërheqjen e parakohshme nga ringu në moshën 26-vjeçare. Përmes një reagimi prekës në...

P.C Prizreni siguron finalen e Ligës së Parë

Proton Cable Prizreni është kualifikuar në finalen e “Play-off”-it të Ligës së Parë të Meshkujve, duke mbyllur me sukses serinë gjysmëfinale ndaj Istogut. Skuadra prizrenase...

Lajmet e Fundit