Zona e Hasit edhe sot me ndërprerje të ujit të pijes, shkak testimi i pompave

Kompania e Ujësjellësit në Komunën e Prizrenit “Hidroregjioni Jugor“ ka njoftuar konsumatorët e Zonës së Hasit, se sot me datë 09.06.2020 në stacionin e pompave “Sozi” Nashec do të bëhet riprogramimi – testimi i pompave dhe në këtë pjesë do të ketë ndërprerje të herëpashershme të furnizimit me ujë të pijes.

Sipas njoftimit, me ndërprerje do të përballen këto zona: Planej, Gorozhup, Mile, Mazrek, Gjonaj, Kojush 1, Kojush 2 dhe një pjesë e qytetit në rrugën e Nashecit.

Kompania “Hidreoregjioni Jugor“ ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët për këtë ndërprerje, dhe ka bërë me dije se do të mundohen të rikthejnë furnizimin e rregullt me ujë të pijes sa më shpejtë që është e mundur./PrizrenPress.com

Më Shumë

Nis edicioni jubilar i festivalit “Anadrinia Jehon” në Rahovec

Në Rahovec ka nisur edicioni jubilar i 25-të i Festivalit Folklorik “Anadrinia Jehon”, i cili po zhvillohet me pjesëmarrjen e ansambleve dhe shoqërive kulturo-artistike...

Zbulohen dhe largohen dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve në terren, ekipet e saj kanë identifikuar dhe larguar dy lidhje...

Lajmet e Fundit