Haskuka: Kompromiset gjithmonë janë bërë në dëm të shqiptarëve

Në 142 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, të mbushur me flamuj kombëtar u dha mesazhi i bashkimit dhe mos copëtimit të mëtejmë të territoreve shqiptare.

Në këtë përvjetor homazhet nga qytetarët, institucionet komunale dhe liderët politikë nisen në nderim te shtatoret e Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit dhe Ymer Prizrenit.

E i pari i Prizrenit, Mytaher Haskuka u shpreh i vendosur se më nuk duhet lejuar, siç tha të bëhen operacione me territore të shqiptarëve.

“Në këtë periudhë 142 vjeçare në Ballkan kompromiset gjithmonë janë bërë në dëm të shqiptarëve, në dëm të trojeve shqiptare. Fatkeqësisht edhe këtë vit po bëhen operacione të tilla me territore tona. Duhet edhe një herë t’i përkujtojmë këta, punën edhe veprat e tyre që mos të bëjmë në gabimet e atyre që i kanë falur tokat”, tha ai, raporton KP.

Përfaqësuesja e Lidhjes së Shkrimtarëve në Kukës, Vera Istrefaj duke kërkuar unifikim të shqiptarëve tha se historia në të kaluarën është treguar e padrejtë me kombin tonë.

Më Shumë

Aktakuzë ndaj shoferit që goditi për vdekje një 34-vjeçar në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.D, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Sipas aktakuzës, më 18 mars...

PDK në Prizren po i përmbyll takimet mobilizuese me besim në fitore

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se shtabi zgjedhor i kësaj partie po i...

Lajmet e Fundit