6.5 C
Prizren
E shtunë, 17 Maj, 2025

Qershori

Nga Ymer Berisha 

Urimi më i mirë për festat kombëtare për të gjithë NE, konsideroj është reflektimi për arritjet e derisotme dhe obligimet tona individuale e shoqërore për ta finalizuar përmbushjen e porosive te atyre që ranë në altarin e lirisë, gjatë rrugëtimit deri te “Liria”.

E djeshmja na tregon çmimin që paguam për lirinë, shekuj rrugë lirie, e liria ndërtohej, e edhe sot vazhdon te marrë kuptim duke marrë jetë njerëzish, madje, më mëndje-hapurit, më, mendje-ndriturit, më të mirët e shoqërisë sonë, njerëzit e lirisë, mendjet e lirisë edhe vetë zoti ka referenca që i vlerëson më meritoret për cilësinë e jetës së synuar; këtu, e edhe në atë të përtejme.

NE dhe 10 dhe 12 qershori 2020

Referencat dhe atributet që dëgjoj më së shpeshti për shoqërinë të cilës i takoj edhe vetë, më rezultojnë më shumë se agresive dhe që vrasin lirinë pa mëshirë, jemi shndërruar në shoqëri të madhe politike, i madh e i vogël, pa e kuptuar as nocionin e saj organizativ, shoqëri e korruptuar në nivele vrasëse të lirisë, shoqëri që vjedhim dijen nga shitësit e saj, në universitete të ndryshme, shoqëri që po synojmë edhe pjesën elitare dhe vetë kuadrin profesional universitar të kemi me dije të vjedhur – diplomë doktorate jo të rregullt, jo meritore.

Shoqëri me krenari agresive,… dhe jo vetëm!

Në vend të urimit për festat e qershorit, shoqëria shqiptare, vlerësoj se duhet urgjentisht t’i kthehet vetës. Individualisht duhet të reflektojmë se çka po bëjmë sot dhe të gjithë bashkë.! Çka na obligon e kaluara jonë, nëse duam liri në kuptimin e drejtë të kësaj fjale hyjnore, dhe jetë më të mirë për fëmijët tanë

Më Shumë

Nuk e di çfarë t’i them dhembjes

Enver Sulaj Martirëve të Korishës, në përvjetorin e rënies Kush e ndali diellin mbi këto kodrina Kush i zuri pritë rrugëtimit drejt shpresës? Në sytë e flakës ra...

Kampionët fitojnë në Prizren

Trepça ka triumfuar në Prizren ndaj Bashkimit me rezultat 71:88 (15:17, 17:20, 13:24, 26:27). Tashmë mitrovicasit udhëheqin me seri 2:1, raporton PrizrenPress. Te vendasit pesë basketbollistë...

Lajmet e Fundit