Shtatë aktakuza kundër shtatë personave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur 7 aktakuza kundër 7 personave për vepra të ndryshme penale, për 24 orë.

Gjithashtu, Prokuroria ka ndaluar dy persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy persona të dyshuar për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

“Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy persona të dyshuar për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës kompetente nën dyshimin e bazuar për veprën penale “Vjedhje pylli”. Me këtë rast janë sekuestruar 12 metra drunjë, ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, njofton Prokurori i Shtetit.

Më Shumë

Lumnije Rakaj kandidon për deputete nga radhët e PDK-së

Lumnije Rakaj ka njoftuar kandidaturën e saj për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, duke theksuar...

Totaj për rastin e Nait Hasanit: Në listën përfundimtare janë përfshirë edhe emra që s’janë propozuar nga dega e PDK

Shaqir Totaj ka dhënë detaje shtesë për futjen në listë të Nait Hasanit. Kjo pasi që Totaj dje kishte thënë në një deklaratë se Hasani...

Lajmet e Fundit