14.2 C
Prizren
E mërkurë, 21 Maj, 2025

Hoxha: LShP-ja pati rëndësi të madhe në historinë e popullit shqiptar

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka prezantuar sot ekspozitën “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” të autorit Parim Kosova.

Ekspozita është hapur me rastin e shënimit të 142 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha tha se Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pati një rëndësi të madhe në historinë e popullit shqiptar

“Figurat e shquara të lëvizjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si: Iljaz Pashë Dibra, Sylejman Vokshi, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri e shumë të tjerë, ishin dhe mbeten figura të pashlyera të kujtesës sonë historike, andaj mbetet detyrim i yni dhe brezave që do të vijnë pas nesh që personalitete kolosale dhe ngjarje të tilla madhështore të mos harrohen kurrë”, tha Hoxha.

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pati një rëndësi të madhe në historinë e popullit shqiptar”.

“Jehona e madhe që ajo kishte për kohën i dha një shtytje të re Lëvizjes Kombëtare, duke ushtruar ndikim të madh në të gjitha luftërat e mëvonshme për liri dhe pavarësi, e deri tek lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Që në fillim të marrjes së përgjegjësisë për të drejtuar Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore, treguam qartë vullnetin dhe gatishmërinë tonë, për quar para të gjitha projektet të rëndësisë së veçantë për të kaluarën e çmuar të vendit, sepse këtë e kemi detyrim ndaj gjeneratave dhe brezave të ardhshëm, ata duhet të edukohen e të kenë çfarë të tregojnë për të kaluarën e lavdishme të vendit në të cilin jetojnë, vendit me të cilin duhet të ndihen krenar të gjithë qytetarët tanë!”

“Mbetet synim i yni i përbashkët, që kompleksin e LSHP-së ta pasurojmë me eksponate që pasqyrojnë jetën dhe veprën e heronjve tanë, t’i zgjerojmë hapësirat ekspozuese dhe muzeore, si dhe të zhvillojmë programe edukative dhe kulturore për brezat që do vijnë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon kryetarin Totaj për aktakuzën ndaj shtatë zyrtarëve të Komunës së Prizrenit

Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ndaj disa zyrtarëve të Komunës së Prizrenit dhe përfaqësuesit të...

Sulmoi fizikisht djalin e tij, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur në një familje në Suharekë. Në njoftim thuhet se një burrë ka sulmuar fizikisht...

Lajmet e Fundit