Kthehet Duda Balje, formohet sërish Grupi Parlamentar 6+ në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e grupit parlamentar 6+.Grupi parlamentar 6+ u riformua pasi deputetja Fikrete Aliti kishte dhënë dorëheqje.

Në vend të saj tashmë është deputetja Duda Balje që deri më tani ishte deputete e pavarur.Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, duke lexuar kërkesën për formimin e këtij grupi tregoi përbërjen e tij.

Përveç Duda Baljes, në këtë grup bëjnë pjesë edhe Rasim Demiri (kryetar i grupit parlmentar), Fikrim Damka, Albert Kinolli, Fidan Jilta dhe Fidan Hoxha.Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet e sencës për ditën e sotme.

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Lajmet e Fundit